‘Zemra ime është e thyer’, Almeda Abazi preket nga aksidenti tragjik në Bullgari

Dje ka ndodhur një tragjedi e madhe në Bullgari kur njëri nga autobusët që po kthehej drejt Maqedonisë së Veriut ku ka pësuar aksident.

Në aksidentin tragjik, 46 shqiptarë mbetën të vdekur nga gjithsej 52 pasagjerë sa gjithsej ishin, prej tyre 12 fëmijë..

Shumë artistë shqiptarë kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ndarë dhimbje me familjarët e viktimave.

Edhe modelja shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi, Almeda Abazi ka ndarë dhimbjen për aksidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme. ‘Zemra ime është e thyer’ ka shkruar ajo në postim.