Ashtu siç e mbylli vitin 2025, edhe 2026-n e nisi aty ku frymëzimi nuk shteron – te çlirimtarët tanë në Hagë. Atdhetari i njohur, Hektor Beqiri, sot ka takuar në Hagë Rexhep Selimin, 10’shin e palëkundur, simbol i qëndresës, i pastërtisë së idealit dhe i dinjitetit që nuk thyhet.
Beqiri njoftoi se edhe presidenti Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë mirë, të palëkundur dhe me zemër gjithmonë në Kosovën që e deshën dhe e ndërtuan me sakrificë.
“Ndërsa ky proces i gjatë dhe i padrejtë gjyqësor po i afrohet fundit, shokët tanë qëndrojnë stoikë, duke mbrojtur luftën çlirimtare – amanetin më të shenjtë të kombit tonë“, ka shkruar Beqiri.
Ai e përcolli edhe mesazhin e Selimi: Drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet. E vërteta do të triumfojë mbi çdo përpjekje për njollosje, ashtu siç triumfoi vullneti ynë për liri.
Postimi i plotë:






