Zemaj: Vaksina mund të vije edhe para shkurtit, 1.2 milionë kosovarë do të vaksionohen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID do të arrijnë zyrtarisht në Kosovë në muajin shkurt.

Mirëpo, ia ka thënë se ka gjasa së vaksinat tjera do të arrijnë në vendin tonë edhe më herët.

“Nuk do të thotë se vaksinat nuk do të arrijnë edhe para muajit shkurt. Pra, tash e kemi të konfirmuar se kontigjenti i parë me vaksina antiCOVID do të arrijë në vendin tonë në muajin shkurt”, ka thënë ai në RTK, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, Kosova në disa drejtime është duke bërë përpjekje që sa më parë ta sigurojë këtë vaksinë.

“Ndarja buxhetore është bërë që 2-3 muaj për vaksinën antiCOVID, por tash e kemi një shumë prej 40 milionëve euro dhe buxheti nuk do të jetë problem. I kemi dy rrugë të marrjes së vaksinës, angazhimi institucional i Kosovës përmes blerjes dhe aleanca e vaksinave që na ka siguruar 20 përqindëshin e tyre”, ka thënë Zemaj.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë politizim të vaksinës siç ishte rasti me politizimin e pandemisë.

“Vaksinimi do të jetë për 1.2 milionë qytetarë të Kosovës, pra do të vaksionohen 1 milionë e dyqind mijë qytetarë. Vaksinimin na obligon edhe ligji për pandeminë”, ka thënë Zemaj.  do të vaksinove dhe ligji na obligon për të gjithë. /Ballkani.info/