Zemaj reagon dy ditë pas sulmit ndaj policëve në Ferizaj: Janë akte të papranushme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas përleshjeve të disa qytetarëve me Policinë e Kosovës, duke thënë se sulmet ndaj tyre janë akte të papranueshme dhe si të tilla duhen ndëshkuar, transmeton ballkani.info

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se pengimi i zyrtarëve policorë gjatë punës së tyre është i papranueshëm dhe duhet ndëshkuar. /Ballkani.info/

Ky është postimi i tij i plotë:

Një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës. Pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranushme dhe si të tilla duhet ndëshkuar. Prandaj, t’i mbështesim policët tonë në punën e tyre të përkushtuar për rend e siguri, por edhe për ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Bashkë jemi më të fortë!