Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për, siç tha ai, dështimin në investimet në sektorin e shëndetësisë.
Përmes një reagimi në Facebook, Zemaj ka deklaruar se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë realizuar më pak se 2 për qind e investimeve kapitale në shëndetësi, duke shtuar se kjo situatë është e ngjashme me vitet e kaluara.
Sipas tij, pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë të shërbimeve cilësore, kushteve dinjitoze, pastërtisë dhe barnave, ndërsa qeveria, sipas tij, nuk ka arritur të përmirësojë gjendjen në këtë sektor.
“Kjo është pasqyra e një qeverie ku mungon pothuajse gjithçka dhe ku nuk punohet për asgjë”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:







