Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, para hyrjes së Kuvendit deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për ndonjë marrëveshje politike, e cila e ndihmon Kosovën në zhvillimin e dëmtuar ekonomik, por jo vetëm.

Sipas tij, LDK është e vetmja parti që ka ofruar zgjidhje, platformë politike për të ecur sigurt deri në zgjedhjet tjera.

“Vetëvendosje zgjidhjen po e kërkojnë qoftë me joshje, qoftë me gjana të tjera, por nuk janë të interesuar për ndonjë marrëveshje politike e cila e ndihmon Kosovën edhe në zhvillimin tash të dëmtuar ekonomik, por edhe në integrimin e dëmtuar ndërkombëtar edhe euroatlantik. LDK është e vetmja që ka ofruar zgjidhje, platformë politike dhe kemi ofruar ecje të sigurt dhe stabile të institucioneve deri në një gjendje të re, zgjedhjet”, tha deputeti Zemaj.