Zemaj: Nuk janë përdorur testet e ardhura nga Serbia, kjo është arsyeja

Ministri Zemaj ka thënë se testet e hyra nga Serbia nuk janë përdorur fare.

Duke folur për menaxhimin e pandemisë, Zemaj ka thënë se testet e ardhura nga Serbia nuk janë përdorur fare, dhe se ato teste gjenden në Institutin Kombëtar të shëndetit Publik.

Ai tutje ka pohuar se këto teste nuk janë përdorur për arsye se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë.

“Nuk i kemi përdorur testet e ardhura nga shteti i Serbisë sepse kanë hyrë në mënyrë ilegale dhe gjenden në ISHKP, kjo është arsyeja pse nu ki kemi persorur e jo pse vinë nga Serbia”, tha Zemaj për kanalin 10.

Ai gjithashtu ka theksuar se janë në procedurë për blerjen e shtatë laboratorëve , dhe 100 mijë testeve, ndërsa fundi i muajit mund ta gjej Ministrinë e Shëndetësisë me kompletuar ku çdo qytetarë do të mund të testohet.