Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Armend Zemaj  ka thënë se fajin për mos-liberalizimin e vizave nuk e ka veç Bashkimi Evropian, por edhe Vetëvendosje që pamundësoi që të fitohet liberalizimi i vizave në vitin 2015.

Zemaj është shprehur se aktualisht  në krye të shtetit janë persona të cilët kishin bllokuar liberalizimin e vizave duke mos votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ia ka kujtuar atyre edhe gazin lotsjellës që hidhej asokohe në Kuvendi e Kosovës.

“Nuk mund të fajësojmë vetëm BE-në pasi në kishim një mundësi në vitin 2015 por kjo u pa mundësua nga disa persona që janë tash më krye të shteti. U shfrytëzuan mjete të quajtur politike si gaz-lotsjellës brenda, e jashtë kësaj salle me koktej-molotovi.”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka kritikuar edhe për mungesën të lobimit të Qeverisë Kurti tek shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që janë kundër liberalizimit të vizave.

“Kemi pak lobim tek vendet anëtare të BE-së që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që janë kundër liberalizimit e vizave”, ka thënë ai në seancën në Kuvend, ku po debatohet për mos-liberalizimin e vizave.