Zemaj-mjekëve të QKUK-së: Rriteni produktivitetin në punë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot ka takuar drejtorët e Klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Gjatë këtij takimi, Zemaj ka kërkuar nga ta që ta rrisin më shumë produktivitetin dhe llogaridhënien në punë.

Tutje, Zemaj ka thënë se nuk do të lejojë që asnjë mjekë në Kosovë të mbetet pa punë.

“Tash këmi hyrë në një fazë tjeter. Në atë të njohjes së virusit dhe të trajtimit të tij. Shërbimet shpresojë që do të kthehen gradualisht. Unë kam kërkuar nga drejtori i SSHKUK’së që ë kemi ngritje të performancës. Ka tejkalim të kompetencave. Për çfarë qëllime bëhen këto, unë nuk e di. Do t’i trajtojmë të gjitha një nga një”, ka deklaruar Zemaj.