Ambasadori

Zemaj merr pjesë në ceremoninë e 248-të vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë festive për nder të të 248-të vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA].

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është “kënaqësi e veçantë” të jetë pjesëmarrës në ceremoninë festive.

“Kënaqësi e veçantë që me ftesë të tri Misioneve të SHBA-ve në Bruksel, posaqërisht Ambasadorës së SHBA-ve në NATO, Julianne Smith, sot të jem pjesmarrës në ceremoninë festive për nder të 248 vjetorit të Pavarsisë së SHBA-ve”, ka shkruar Zemaj.