Zemaj kritikon ish-qeverinë Kurti për pandeminë : Më la vetëm probleme dhe dyshime për blerje të produkteve me çmime enorme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar ish-qeverinë Kurti për pandeminë me koronavirus, duke thënë se i ka lënë vetëm probleme.

“Ka lënë vetëm probleme, dyshime për çmime enorme për blerje të produkteve”, ka thënë Zemaj në Kanal 10.

Zemaj nuk ka dashur ndërkaq të flasë për deklarimet e zyrtarëve të VV-së që thonë se ish-ministri Arben Vitia ka menaxhuar mirë me pandeminë, kurse ai po dështon.

Por Zemaj ka thënë se Vitia ka refuzuar ftesën e tij që ta ndihmojë për menaxhimin e pandemisë.