LDK-AAK
Zemaj i reagon deputetes Kadrijaj: Mos u bë pjesë e lojërave të liga
Deputetja e Aleancës për ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, kritikoi ashpër deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.
Kadrijaj, ju drejtua Zemajt me atë që të bëhet burrë e të tregoj pse i mundësoi Thaçit të bëhet president, raporton Ballkani.info
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të LDK-së, Armend Zmej në rrjetin e tij social Facebook, duke e sugjeruar deputetën Kadrijaj që të ruaj kontrbutin e saj gjatë luftës.
Postimi i plotë i Zemajt
Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…
Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)…
Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)…
Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)
Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj…
Respekt!