Zemaj i palodhshëm, shkon në Spitalin e Ferizajt, vlerëson lartë punën e këtij spitali në këtë ditë të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkuar në Spitalin e Ferizajt për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i sotëm në një nga lokalet e këtij qyteti.

Ai u shpreh i kënaqur me punën e institucioneve dhe intervenimin e shpejtë që për fat të mirë duket se kanë kaluar më të keqen, transmeton Ballkani.info.

Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj./Ballkani.info/