Zemaj beson se detyrën si Ministër i Shëndetësisë do ta kryejë me sukses VIDEO

Arben Vitia ishte njëri nga figurat kryesore të ekzekutivit gjatë kohës së pandemisë.

Këtë nam nuk dihet a do ta gëzojë edhe pasardhësi i tij në postin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton Klan Kosova.

Por, ky i fundit po zotohet se do ta luftojë virusin më fort se paraardhësi tij.

Zemaj është politikan që nuk ka të bëjë me shëndetësinë, por beson se do ta kryejë me sukses detyrën që i është ngarkuar.

Ka edhe qytetar që i besojnë aftësive të Zemajt, për të drejtuar sektorin e shëndetësisë.