Zelenskyt i shkon një mysafir që ditë më parë vizitoi Kosovën

Pasi përcolli dy mysafirët më të rëndësishëm europianë, presidenten e Komisionit Europian dhe kryediplomatin e BE-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur në Kiev kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Nehammer para vizitës tha se dëshiron që me vizitën e tij të tregojë mbështetjen e vendit të tij meqë ishte prekur nga bisedat në telefon me presidentin Zelensky.

Austria neutrale ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, si dhe helmeta e  jelekë antiplumb për civilët në vend të armëve.

Nehammer ishte në një vizitë në Kosovë më 18 mars ku tha se vendi i tij mbështet plotësisht Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.