Zelensky thotë se Musk duhet të shkojë në Ukrainë pas zhurmës për marrëveshjen e paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka kritikuar sërish pronarin e Twitter, Elon Musk, për propozimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Miliarderi amerikan kishte propozuar që Krimea të mbetej pjesë e Rusisë dhe që referendumet e mbikëqyrura nga OKB-ja të mbaheshin në katër rajone të Ukrainës jugore.

Musk tha gjithashtu se Ukraina duhet “të qëndrojë neutrale”, dhe në postimet e mëvonshme në Twitter tha se “Ukraina nuk ka gjasa për fitore”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë kritikuar referendumet “ilegale” të aneksimit të mbajtura nga Rusia në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Gadishulli i Krimesë u aneksua në vitin 2014.

Duke folur përmes video-konferencës në DealBook të New York Times, Zelenskyy përsëriti kritikat e tij ndaj Musk dhe inkurajoi themeluesin e Tesla-s dhe SpaceX të vizitonte vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

“Unë mendoj se ose dikush ka ndikim mbi të ose ai po nxjerr përfundime vetë,” tha Zelenskyy.

“Nëse doni të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do të shihni gjithçka vetë. Dhe pastaj do të më tregoni se si t’i jap fund kësaj lufte, kush e filloi atë dhe kur mund të përfundojë”, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.