Ukraina

Zelensky publikon dekretin me çmimet shtetërore, Edi Rama merr vlerësimin për mbështetjen Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prirë në renditjen e çmimeve të përcaktuara nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.

“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, deklaroi Zelensky, raporton tch.

Njoftimi i publikuar nga presidenca e Ukrainës:

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit ‘Jaroslav i Urti’, shkalla e parë:

Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

AL SAUD Muhammad bin Salman – Princi i Kurorës, Kryeministër i Mbretërisë së Arabisë Saudite

Sánchez Perez-Castejona Pedro – Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës.

VIDEO BONUS: Forcës së Sigurisë i janë shtuar 325 rekrutë të rinj, të cilët janë betuar në mbrojtje të atdheut