Masa sigurie

Zelensky në Tiranë: Snajperistë, super eskortë dhe dhjetëra makina policie

Vizita e presidentit të Ukrainës Volodomir Zelensky në Tiranë dhe samiti i Ukrainës po organizohet nën masa të rrepta sigurie.

Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310. Burimet nga policia bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që avioni i tij të jetë shoqëruar dhe avionë të tjerë luftarakë, si dhe pjesë e delegacionit janë dhe forcat e sigurisë që e mbrojnë.

Me të mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ (Ora 23:00, 26 shkurt 2024) presidenti Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë i tyre nuk tregohet për çështje sigurie.

Ndërsa forcat elitë RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilave u janë bashkëngjitur edhe forca të sigurisë ukrainase janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. Mësohet se mes autoriteteve të sigurisë ka pasur komunikime të mëparshme për masat e sigurisë, mëson Shqiptarja.com.

Ndërkohë ka dhe snjaperistë, efektivë të gardës lart mbi godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

VIDEO BONUS: “Mos u bë dallaverexhi”, “S’ka më skandale me 53 milionë euro”, përplasje mes Thaçit e Bytyqit