Komentimi

“Zelensky në siklet të madh” – Tomorr Avdia komenton fotografitë Zelensky-Rama, shkakton të qeshura

Në “Pressing” të T7 po diskutohet për samitin Europë Juglindore-Ukrainë, që është mbajtur në Tiranë, ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Profesori i protokollit, Tomorr Avdia, ka komentuar një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Zelensky.

Ai ka thënë se “duket që Zelensky është në siklet të madh”.

“Kjo tregon një lloj diskutimi i cili kanë diçka me i thënë njëri tjetrit, por se thonë taman. Këtu është në një siklet të madh Zelensky, ku i sheh në ëndrra ato mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja”.

“Ilir këto lexohen, lexohen këto”, i tha Tomorr Avdia gazetarit Ilir Mirena, teksa komentimi i fotografisë nga Avdia shkaktoi të qeshura në studio.