Edi Rama

Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.

Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.

Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë

RAMA Edi – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

VIDEO BONUS: Shqipëria dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e miqësisë