Ukraina

Zelensky llogaritë për më shumë ndihmë ushtarake nga perëndimi për Ukrainën, në dy muajt e ardhshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë mbrëmë se pret që këtë muaj dhe në shkurt, të nënshkruan një sërë pakosh të reja mbrojtëse nga Perëndimi për Ukrainën.

“Po bëhemi gati për marrëveshje të reja me partnerët, marrëveshje të fuqishme bilaterale”, tha Zelensky në adresimin e tij të mbrëmshëm.

Tifozët e Koln dhe Borussia Dortmund bëhen bashkë, protestojnë për investimet e huaja n…Pse disa njerëz nuk e pranojnë kurrë se e kanë gabim: Psikologët shpjegojnë se si të si…“Bye bye Buci, ti je pas meje”, Linda Halimi rikthen në vëmendje momentin k…Ndërroi jetë njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Spitalin e TetovësBebe Rexha mban koncert spektakolar para 50 mijë personave në Jeddah të Arabisë Saudite

“Janari dhe shkurti do të duhej të sillnin rezultate të pritshme. Tashmë ekzistojnë datat e caktuara se kur mund të priten dokumentet e reja”, shtoi presidenti ukrainas, shkruan Reuters.

Pasi që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, aleatët perëndimorë të Kievit u bashkuan për t’i ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihma tjera, për të ndihmuar ukrainasit në mbrojtjen e vendit të tyre.

Por duke marrë parasysh se lufta është duke hyrë në vitin e tretë, me pak ndryshime të rëndësishme në fushëbetejë gjatë 12 muajve të fundit dhe me kundërshtimet në rritje në Shtetet e Bashkuara për pakot e reja të ndihmës ushtarake për Ukrainës, municioni dhe armët kanë munguar muajve të fundit.

Zelensky nuk tregoi se për cilat vendet bëhet fjalë me të cilat do të finalizonte marrëveshjet. Ai e kaloi muajin e fundit nëpër misione diplomatike ndërkombëtare, duke tentuar të sigurojë së ma shumë mbështetje politike dhe ushtarake.

VIDEO BONUS: Pastrimi i rrugëve nga bora në Kosovë