Zelensky e viziton qytetin e vijës së frontit mes Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së frontit të Bakhmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.

“Ai takoi trupat dhe shpërndau çmime për ushtarët”, tha presidenca.

Për muaj të tërë, Bakhmut ka qenë një objektiv kyçe për forcat ruse në rajonin e Donetskut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Megjithatë, forcat ukrainase kanë mundur të frenojnë situatën.

Zëdhënësi presidencial, Serhiy Nikiforov, tha se Zelensky tashmë ishte larguar nga qyteti.

Bakhmut ka qenë nën synimin e Rusisë për muaj të tërë, burime të Moskës kan paralajmëruar se do ta marrin  qytetin.

Ajo do të hapte rrugën për në Sloviansk dhe Kramatorsk, qytetet më të rëndësishme në rajonin e Donbasit ende nën kontrollin e Ukrainës.

Pak civilë kanë mbetur tani në qytet, i cili kishte një popullsi prej 70,000 banorësh para luftës.