Zelenskiy i përqafuar ndërsa Putini në distancë të madhe, krahasimi i takimeve bën gjiron në rrjete sociale

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka publikuar një fotografi me presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky kur është drejt përfundimit dita e katërt e luftës në mbrojtje të vendit të tyre, raporton Gazeta Express.

Reznikov dhe Zelensky shihen në disponim të mirë pas 85 orësh luftime, ndërsa ministri ka shkruar disa rreshta emocionues mbi fotografinë.

Në rrjete sociale kjo foto ka bërë bujë të madhe, ku edhe përkundër faktit se po përballen me një armik shumë më të fortë në numër, liderët ukrainas janë në në disponim të mirë.

Ndërkohë një foto tjetër që po qarkullon në rrjete sociale është ajo e autoritarit Vladimir Putin me ministrat e tij.

Ata shihen në një tavolinë, por që distanca mes tyre i kalon disa metra dhe nuk dihet saktësisht se si kanë komunikuar në mënyrë njerëzore. Putin ka organizuar takime të njëjta edhe me liderët europianë, ku ata janë parë disa metra larg njëri-tjetrit dhe mediat janë tallur me këtë format aspak serioz.