Zekirija Ramadani ka marrë zyrtarisht drejtimin e SC Gjilanit.
Tekniku shkupjan ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “kuqebardhët” me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Gjilanit përmes një komunikate.
“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçarë kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit”.
“Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme”, thuhet në komunikatën e klubit gjilanas.







