Zekaj me Ippon spektakolar vazhdon rrugëtimin drejt medaljes, tash ndeshet me një serb

Xhudisti kosovar Shpati Zekaj, ka nisur me fitore në Lojërat Mesdhetare. Xhudisti ynë po garon në kategorinë deri 100 kilogramë.

Pas një luftë të vështirë e të gjatë ai mposhti italianin, Enrico Bergamelli. Ndaj tij fitoi me hedhje të bukur në kohën shtesë.

Shpati tani është në çerekfinale ku përballet me bartësin e parë, serbin Aleksndar Kukolj.