Deputeti nga radhët e NISMA-s, Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka reaguar Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri pas deklaratave të tij ditën e sotme rreth taksës.

Gjatë ditës së sotme ishte diskutuar për kamionët me mallra që veçse kishin hyrë në Kosovë para vendimit për taksën 100% ku Tahiri kishte thënë se taksa nuk duhet të jetë selective, duke nënkuptuar që edhe këto mallra të paguajnë taksë 100%.

“Çdo prekje e vendimit për taksën është i gabuar dhe duhet të qëndrojmë. Mendoj se po hapim mundësi për keqpërdorime të reja. Ky vendim duhet të rrëzohet me votë dhe jo të largohet nga rendi i ditës. Nuk duhet të tolerojmë asgjë deri sa të arrimë qëllimin politik të taksës”, tha Tahiri, raporton Ballkani.info.

E këtyre deklaratave i ka reaguar deputeti Zeka, i cili ka thënë se së pari, ministri Tahiri duhet ta thotë të vërtetën.

Zeka ka thënë se Tahiri ka llogaritur në interesin e tij personal dhe nuk ka guxuar t’i përmendë me emra se cilët ministra po marrin kamionat me mallra nga Serbia dhe po i dërgojnë në Mal të Zi ku poi u ndërrojnë tabelat në kufi me Kosovën, e pastaj po i fusin brenda duke evituar taksën.

Tutje, Zeka ka thënë se Tahiri, në rast se nuk ka ndonjë kamion të tij, duhet të flasë, pasi që ndryshe nuk ndërtohet shteti.

Postimi i plotë i Zekës:

Ministri Drejtësisë duhet me thane te verteten

Abelard Tahiri, Minister I Drejtesise, permes nje statusi ne fb, ka bere te ditur qe ka kundershtuar “taxen selektive” nga Serbia. Ky minister, duke kalkuluar ne interesin e tije personal, dhe duke harruar postin qe ka, e sidomos pergjegjesine perpara qytetareve, nuk ka guxuar t‘i thote me emer e mbiemer se cili minister dhe cilet persona te qeverise, po i marrin kamionat me mallra nga Serbia, po i fusin ne Mal te Zi, po ua nderrojne tabelat ne kufi me Kosoven, edhe po i fusin brenda.

Minister, nese ti nuk ke ndonje kamion, ose Kadri Veseli, fole bre, fole se nuk ndertohet shteti ne kete menyre!!! Nuk bahet shteti me vu taxe vetem sa per vota. Nuk bahet shteti me teorite e VV se, qe nuk lane te zeze pa ba, jane te zhytyr deri ne fyt ne biznes me Serbine, a para publikut gjithe diten shajne.

Minister fole se e ke obligim me fole!!!