Zeka si duket i ka harruar ‘boksat’ e Krasniqit, i reagon Tomë Gashit, nëse don me ditë sa i fort jam…

Tomë Gashi  sot ka folur rreth sulmit të bërë nga djali i tij, Albin Gashi ndaj Frashër Krasniqit të PSD-së.

Këtë sulm ai nuk e ka pohuar e as mohuar duke thënë se këto gjëra zhvillohen tek organet kompetente dhe jo në studio televizive.

Tutje, Gashi në Info Magazine përmendi edhe përplasjen që kishte ndodhur para dy viteve në studio televizive mes Krasniqit dhe Milaim Zekës.

‘’Albin Gashi nuk është Milaim Zeka, por shumë më shumë.Nëse djali im e kish rreh Krasniqin, nuk ishe duk kaq bukur.’’

Milaim Zeka në një prononcim për Periskopin tha se Tomë Gashi është sinonim i Lëvizjes Vetëvendosje. Madje, thotë se avokati ka disa denoncime në polici për përdorim dhune edhe ndaj grave.

‘’Toma ka disa denoncime në polici për përdorim dhune, madje edhe ndaj grave. Toma është sinonim i VV-së, ashtu sikurse Frashër Krasniqi dikur. E kam thanë në foltoren e Kuvendit, mu nuk më ka ra Frashëri, po VV-ja në krye me Albin Kurtin. Frasheri ka ardhur i parapërgatitur nga ai për mem sulmu. Nëse Toma don me ditë se a jam i fortë apo i ligë, mundet me më provu edhe me më sulmu. Ata që më njohin nga afër e dinë a jam i fortë, a jam i ligë, e mbi te gjitha, a di mu frigu. Kur e kanë dënu Frashërin, mua më ka ardhur keq për nanën e tij, që indirekt është familjare imja, nga Polaci i Skënderajt. Toma mirë po noton. Një kohe mbulohej me jorganin e PDK së dhe të Hashim Thaçit. Kur e fëlliqi atë jorgan, duke i fëlliqur edhe ata, doli tek jorgani i Albinit.  Toma e ka akuzuar LVV se ka “kryer vepra të përdhunimit të gjinisë mashkullore”! Për një akuzë të tillë, në çdo vend demokratik do hapeshin hetime. Dëshmitar i kësaj akuze jam unë edhe katër persona të tjere!!!’’ përfundon Zeka.