Deputeti

Zeka: Shqetësuese hapja e hetimeve ndaj policëve që ngritëm kallzim ndaj djalit të Shpend Maxhunit

Deputeti nga radhët e partisë NISMA, Milaim Zeka në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017, shprehu shqetësimin e tij për hetimi që është bërë ndaj pjesëtarëve të policisë nga të cilët ka rrjedhur edhe kallëzimi penal ndaj djalit të Shpend Maxhunit, drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton “Zëri.info”.

Ai akuzoi AKP-në si shkaktarë të shumë vrasjeve që janë bërë deri tani për prona.

“Është shqetësues kur policia e Kosovës vetëm pse ka rrjedh një kallëzim penal për djalin e Shpend Maxhuni, sot katër policë janë vënë në hetime ndërsa asnjëherë asnjë prokuror s’është marrë me hetimin e këtij agjencioni.

Inspektorati i policisë hap hetim kundër policëve që s’kanë bërë asnjë shkelje ndërsa ne si deputet me dhjetëra herë kemi kërkuar hapjen e hetimeve ndaj AKP-së. Me pas fuqi këtë agjencion e kisha shkri”, tha ai.