Zeka: Qeveria përdori vdekjen e babait të ministres për fushatë votash, si nuk pati turp të dalë përpara gazetareve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka akuzuar Qeverinë, e veçanërisht ministrin e Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufcën për mos marrjen e përgjegjësive për t’i ndihmuar qytetarët e mbetur jashtë Kosovës gjatë pandemisë.

Zeka potencoi se Ambasadat e huaja, përpos qe i ndihmojnë me pagese hotelesh e biletash qytetarët e vendeve të tyre, bëjnë çmos që ata te kthehen tek familjet e tyre.

Por, siç thotë Zeka se Glauk Konjufca nuk ka kohë të merret me ketë punë, sepse ka me i spastrua ambasadat e konsullatat.

Mes tjerash, Zeka thotë se Albin Kurti nuk e pati turp te dale përpara gazetareve te thotë se ministres Rozeta Hajdarit i ka vdekur babai sot, po ja shikojeni, ajo ka dale ne vendin e punës.

E sipas Zekës  çka i duhet  një qeveri që edhe humbjen e njeriut më të shtrenjtë e kthen në propagandë dhe fushatë për vota.

Postimi i plotë i tij:

Glauki po merret me pune te huaja

Me qindera qytetare te Kosoves kane mbetur neper rruget e vendeve te botes, te bllokuar. Ambasadate e huaja, perpos qe i ndihmojne me pagese hotelesh e biletash qytetaret e vendeve te tyre, bejne çmos qe ata te kthehen tek familjet e tyre. Qeveria jone as nuk ua hap telefonin, as nuk ju kthen mesazhet, te pakten per t’i keshilluar keta hallexhinje.
Sa mu lajmeru Shkelzen Gashi nga Kroacia. Nje tjeter nga Gjermania, Rac i Siqeves, te cilet jane ne pike te hallit.

Ama MPJ, Glauk Konjufca nuk ka kohe te mirret me kete pune. E para, sepse ka me i spastru me ambasada, me konzullata, me çdo gje.

E dyta, totalisht jashte resorit te tije, ka me ja mbajte zhagun kryeministrit, ka me shkarku edhe borde, madje do ja “shkaterroje karrieren politike te Njazi Thaçit”, drejtorit te KEK-ut, vetem pse ashte kusheri i Presidentit Thaçi. Imagjinoni mu qu une e me ba fushate kunder kryetarit te Klines, Zenun Elezit, shokut tim te gjenerates, vetem pse ashte kusheri i shokut tim te ngushte, Kamer Elezit, i cili eshte ne VV. Ose mu qu e me sha Bujar Dugollin pse ashte vellai i Enver Dugollit, ish shokut tim me te ngushte, i cili nuk ka la parti pa nderru, Thaçi e bani edhe atashe ushtarak ne ambasaden tone ne Tirane, po tani kaloi ne VV, edhe na u ba zv. Minister i Mbrojtjes. Enveri, per hire te partise, jo qe bane fushate kunder meje, po edhe zagaret per rreth i ka leshu prej zinxhireve, sepse tek ai dhe shume te tjere, te cilet botkuptimin komunist e kane ne çdo qelize te trurit, ma e shtrenjte eshte partia se sa familja, ose shoqeria. Une kisha me peshurre ne çdo parti timen, nese dikush do kerkonte te sakrifikoja rrethin tim per hire te partise.

Mbi bazen e kesaje logjike te semure, Albin Kurti nuk e pati per turp te dale perpara gazetareve dhe te thote: -Rozeta Hajdarit i ka vdekur babai sot, po ja shikojeni, ajo ka dale ne vendin e punes”!
Po çka me duhet mu nje qeveri qe edhe humbjen e njeriut me te shtrenjte e kthen ne propogande dhe fushate per vota?! Çka do ju thote Rozeta femijeve te saje kur do te rriten e do ta pyesin: -Nene, e qyshe ke pase zemer e qysh ke pase shpirte me shku ne pune, e gjyshi i vdekur.

Po me kujtohen njerezit ne lufte, qe e kane dite se do te vriten edhe prap se prap kane qendru prane kufomave te te afermive te tyre!!!

Shihe se ne çfare dite kemi ardhur. Fajtor kryesor per krejte kete pune jane ata qe e lejuan kete situate, edhe ata qe bene aqe shume gabime, saqe edhe dielli po duket si hena, e bjeshka si rrafshi, nga njerezit e zhgenjyer dhe te frustruar te ketije vendi!!