Zeka: Nuk ka kafshë në Evropë që trajtohet sikurse ne qytetarët e Kosovës!

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e Valbon Krasniqit rreh gjetjes së copëza të metalit në ampulat e antibiotikëve.

Ai është lutur që “Zoti të na ndihmojë”.

Postimi i plotë:

Mbane mire mend

Ja kam thane edhe Ministrit te Shendetesise, edhe Inspektoriatit, po badihava kur nuk kemi shtet: 90 % te barrnave qe vijne nga India dhe shume shtete tjera, jane me afat te skaduar, ripaketohen ne Turqi, dhe na shiten ne gjave te gjalla ne Kosove.

Nuk ka kafshe ne Europe qe trajtohet sikurse ne qytetaret e Kosoves.

Lus çdo qytetar qe te ket shume kujdes se çka po bleni. Eshte e veshtire me jetu ne nje vend ku Zot, Bibel e Kuran eshte pushteti dhe paraja!

Zoti na ndihmofte, nese nuk eshte hidheru edhe Ai me ne!