Zeka nuk ia mbyll derën VV-së, ndonëse Albin Kurtin e quan kampion të mashtrimit e rrenës

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Miliam Zeka ka thënë se është i hapur për oferta për tu futur në listë në një nga partitë për kandidatë për deputetë.

Ai tha se vetëm me Listën Serbe ka vija të kuqe, ndërsa jo as me VV-në e madje jo vija të kuqe as me partinë e boshnajkve të Duda Baljes, shkruan Ballkani.info.

Por Zeka në RTK tha se për vija të kuqe të gjithë gënjejnë, ndërsa në këtë pikë kampion është Albin Kurti i cili ndonëse e sulmoi aq shumë Isa Mustafën, u përkul para tij më pas.