Zeka nga Holanda: Nëse vazhdojmë me këtë politikë, nuk ka liberalizim të vizave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka së bashku me një delegacion të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Holandë.

Deputeti Zeka në një status të publikuar në Facebook, ka thënë se me këtë politikë që kemi nuk do të ketë liberalizim të vizave.

‘’Nëse vazhdojmë me këtë politikë nuk ka liberalizim’’, ka thënë Milaim Zeka, përcjell Ballkani.info

Po ashtu ai ka shkruar se Samiti i Parisit nuk do të prodhojë asgjë, pa u hequr taksa.

“Si deputet i vendit tim kam për detyrë me tregu se as Samiti i Parisit nuk do të marrë ndonjë vendim, sidomos nese nuk heqet taksa”, ka shkruar ndër të tjerash ai. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Milazim Zekës, pa ndërhyrje:

Nese vazhdojme me kete politike nuk ka liberalizim

Gjate vizites tone si delegacion ne Parlamentin e Holandes dhe, Ministrine e Puneve te Jashteme, lirisht munde te them se liberalizimi i vizave eshte shum, shume large.
Ma mire eshte me tregu drejte, se sa me rrejte veq sa me mashtru per me fitu ndonje vote ne popull. Na i numerian bash te gjitha te zezat, duke fillu prej gazit lotsjelles ne Parlament, e deri te korrupsioni e krimi i organizuar. Zyrtaret e larte holandez na deklaruan hapur “ se nuk do i bejne ato gabime qe i kane bere me Shqiperine, Bullgarine, Rumanine, e vendet tjera”!
Si deputet i vendit tim kam per detyre me tregu as Samiti i Parisit nuk do te marre ndonje vendim, sidomos nese nuk heqet taxa. Po me duket qe me kete taksen po sillemi rreth Dardhes te Ahmatit, qysh jemi sjelle gati dy vite me demarkacionin…!!!