Zeka me akuza ndaj qeverisë: Mundohen ta rrëzojnë Edi Ramën, e flasin me Milan Radojqiçin

Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka kritikuar qeverinë pas masave të reja për mbrojtjen ndaj koronavirusit, shkruan Ballkani.info.

Zeka përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur sesi ndihet kryeministri dhe qeveria që Kosovën e ka si në kopsht zologjik duke i mbyllur lokalet, duke i larguar njerëzit nga puna, duke rritur varfërinë, depresionin, dhunën në familje, numrin e vetëvrasjeve, ndërsa në anën tjetër ministrat dhe deputetët shkojnë në fushatë në Shqipëri.

Sipas Zekës, kjo fushatë bëhet me qëllim të rrëzimit të Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Pash Zotin a mundet dikush mem tregu per kete punen e qeverise?

Qysh ndihet kryeministri dhe qeveria, qe ne Kosove me na mbylle si ne kopsht zologjik, me i mbylle te gjitha lokalet, me largu njereze nga puna, me rrite fukarallekun, me rrite depresionin, me rrite dhunen ne familje, me rrite nr e vetvrasjeve, etj, a ne te njejten kohe ministra e deputete me shku neper fushate ne Shqiperi, me perhape pandemine, plus mu mundu per me rrexu Edi Ramen?!

Ky fenomen kurr nuk ka ndodhur ne historine e kombit shqipetar. Kendej mu mundu me rrexu Edi Ramen, a ne anen tjeter me fole me Millan Radojqiçin e mi thane: “A mundesh bre me na siguru ndonje vote”?! Edhe Millani, jo nje, po dy vota i siguron.

Forte bre na ka mbulu marreja, e ma forte budallakia…

Fillimi ashte. Hala kurgja nuk keni pa!!!