Zeka: Erdhi dita kur VV e Lista Serbe votojnë njëjtë për pagesën e rrymës në veri

Ish deputeti Milaim Zeka, e ka komentuar votimin e të gjithë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar rekomandimet e komisionit parlamentar që serbëve në veri t’iu paguhet energjia elektrike në vlerë prej 11 milionë eurosh.

“Foto historike: Deputetët e VV-së dhe ata te Listes Serbe, u bane bashke per ta votuar 11 milionshin per faturat serbe te rrymes. Dikur shanin, shkumonin, çirreshin e shkelmonin, kunder kesaj pagese.

A thu kush na ka mallku kaq rende, e kaq keq?! A thu cili virus nga ka shperla trurin?! A thu sa shekuje vuajme nga herresa kolektive?!”, ka shkruar Zeka.

Votimi i kuvendarëve të VV-së është kritikuar ashpër sot nga PDK-ja dhe AAK-ja.