Zeka: Albin Kurti është aktori më i madh në teatrin politik kosovar

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se kryetari i VV’së është hipokrit dhe ka abuzuar edhe me çështjen e bashkimit kombëtar.

Komentet Zeka i bëri duke komentuar deklaratat e fundit të Albin Kurtit pas dërgimit në Hagë të ish-krerëve të UÇK’së.

“Tha: duhet t’i mbrojë shteti por kjo qeveri nuk mundet me i mbrojt sepse është qeveri jolegjitime”, komenton Zeka deklaratat e Kurtit.

“Le të ma nënshkruan mua Albin Kurti se ky mundet me i mbrojt këta njerëz që kanë shkuar para Gjykatës Speciale unë me dy duart e kisha votuar nesër me u bo kryeministër”, tha Zeka.

“Çdo gjë që është folur gjatë këtyre 20 vjetëve dhe që është incizuar mund të merret si dëshmi nga Prokuroria Speciale dhe të vendoset në Gjykatë si dëshmi. Sa i përket deklaratës së Albin Kurtit, unë personalisht gjithmonë kam thënë: Albin Kurti është aktori më i madh në teatrin politik të Kosovës, me luajt dhe me abuzuar me fjalë”, theksoi ai.