Zefi: Urrejtja është kur islami dhe krishterimi punojnë për ngushtimin e hapësirës njëra-tjetrës

Don Shan Zefi, kancelar i Ipshekvisë së Kosovës, në Rubikon të KTV-së ka thënë se tendenca, si e fesë islame që të ngushtojë hapësirën e besimit krishterë si anasjelltas, nxit vetëm urrejtje.

“Mendoj që shteti islamik ose feja islame e cila bazohet në politikën që të ngushtohet hapësira e krishterëve kudo nëpër botë nxit urrejtje, nuk lë vend për dialog. Nëse këtë e bënë edhe kisha katolike, edhe krishterët, që të ngushtojnë fushën e besimit islam, njëjtë janë këto”.

“Unë jam optimist se njeriu në këtë shekull të ri duhet të bëjë më shumë, sepse ky shekull dhe fundi i shekullit XX ka prodhuar terroristë”, ka thënë Zefi, derisa ka shtuar se ata janë të ndihmuar edhe nga teknologjia.