Zëdhënësja e Qeverisë mbjellë një pemë për ambient më të mirë, sfidon edhe shumë figura të tjera

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Donjeta Gashi, si duket ka filluar ta mendojë seriozisht çështjen e ambientit ku jetojmë.

Në lagjen “ Bregu i Diellit” në kryeqytet ku edhe jeton, Gashi ka mbjellë një pemë, me qëllim që të kontribuojë për ambientin ku jeton.

Në llogarinë e saj në facebook, zëdhënësja e Qeverisë thotë se ka nisur një sfidë ,#PlantaTreeChallengeKosovo /Sfida “Mbjellë një pemë”, e cila nuk ka hezituar të sfidojë edhe shumë figura tjera të njohura publike vendore e ndërkombëtare që i ka targetuar në facebook.

“Të gjithë të nominuarit, të shoqëruar nga fëmijët, familjarët dhe miqtë, sfidohen ta mbjellin një pemë, kudo në Kosovë, në hapësirat publike, në oborret e shkollave, spitaleve, në sheshe dhe kopshte dhe, pastaj të nominojnë persona të tjerë” ka shkruar Gashi./Ballkani.info

Më poshtë mund ti shihni edhe personat që janë targetuar për t’iu përgjigjur sfidës “ Mbjellë një Pemë”