Zëdhënësja e PSD’së i reagon Pozharit: Burrat misogjen edhe kur faji është i burrit, diku e gjejnë tek gruaja

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, i ka reaguar analistit Xhevdet Pozhari i cili pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj ka shkruar se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.

Me këtë rast, Kuçi ka thënë se Pozharit e të tjerëve si ai, duhet të ju pamundësohet “helmimi i opinionit publik me misogjininë e tyre”.

Kuqi ka thënë se në mendjen e burrave misogjen, edhe kur faji është i burrit, e gjejnë fajin te gruaja.

Shkrimi i saj i plotë:

Nga vrasja në misogjini. Akti brutal i një burri duke u arsyetuar me fajësim të dyanshëm nga një burrë tjetër.

Sepse nuk kanë sesi ta dënojnë aktin e dhunës pa imponuar një storje morali të rrejshme e te bajatshme, dhe të tmerrshme e paragjykuese. Sepse në mendjen e burrave misogjen, edhe kur faji është i burrit, diku diku e gjejnë fajin tek gruaja.

Kjo gjuhë e tmerrshme duhet të ndalohen e Pozhari e soji i tij t’ju pamundësohet helmimi i opinionit publik me misogjininë e tyre.