Zëdhënësi i VV-së e shpall Albin Kurtin personin më të votuar, ja sa vota mori

Nga Lëvizja Vetëvendosje po thonë se kreu i këtij subjekti, Albin Kurti është personi më i votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, ani pse ky i fundit nuk ishte certifikuar si kandidat për deputet fare.

Ani pse Kurti nuk ishte në listë, nga zyra për media e LVV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se Kurti ka marrë 438 mijë e 334 vota, duke përmendur kështu totalin e votave që ka marrë LVV-ja dhe Lista e Vjosa Osmanit.

“Albin Kurti, politikani që dëshmoi se me aktivizëm e sakrificë, pa nënshtrim e pa pasurim, se me dinjitet dhe pa devijuar mund të fitohet, ka arritur që si bartës liste e kandidat për kryeministër nga LV të grumbullojë hiç më pak se 438 mijë e 334 vota”, ka thënë Manxhuka.