Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti ka “veç” 18 këshilltarë, tre zyrtarë, një fotograf dhe 1 asistent!

Zëdhënësi i Qeverisë së shkarkuar, Përparim Kryeziu, ka thënë se Albin Kurti ka 18 këshilltarë, prej të cilëve katër janë të jashtëm. Ka thënë se s’janë 23 anëtarët e Kabinetit në pozitat të këshilltarëve.

“Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit”, ka shkruar Kryeziu,.

“Përveç këshilltarëve, kabineti i Kryeministrit po ashtu përbëhet nga asistenti personal, zyrtarja e lartë ekzekutive, zyrtarja e lartë administrative, fotografi dhe asistenti i protokollit të Kryeministrit”, ka shtur ai.