Zëdhënësi i Qeverisë kërcënon stafin e administratës pasi që doli dokumenti me nënshkrimin e Kurtit dhe emrin e Hotit

Qeveria e Kosovës është ankuar se nga administrata e Zyrës së Kryeministrit po rrjedhin informata. Ata që po i nxjerrin vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga Kurti, para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka quajtur “kapës të shtetit”.

Postimi i Kryeziut në Facebook: 

Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit.

Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga adminstrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeminsitrit të shtetit, jo ta luftojë atë.