Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë bilancin e javës së parë të vitit 2024.

Ai ka renditur liberalizimin e vizave e pranimi i targave RKS nga ana e Serbisë si të arritura të javës së parë!

“Bilanci i javës së parë të janarit 2024:

✅Udhëtimi me pasaportë të Kosovës në zonën shengen pa viza

✅Lëvizja e lirë drejt Serbisë me targa RKS pa stikersa

✅Fillimi i nominimit të energjisë në katër komunat në veri. Kështu pas më shumë se dy dekadave, edhe në katër komunat veriore të vendit tonë, do paguhet rryma njëjtë si në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

✅Spanja e njeh pasaportën e Kosovës.” – shkroi ai.

VIDEO BONUS: Studentët kërkojnë nga MASHT-i kushte më të mira dhe shujta ditore