Zëdhënësi i PDK-së i reagon Fitore Pacollit: Sa ishin VV në pushtet së pari testoheshin Albini me kabinet, pastaj qytetarët

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila tha se qytetarët po presin me ditë të tëra për të bërë testin ndërsa kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli iu bë testi dhe i doli rezultati brenda ditës.

Ai tha se gjatë kohës sa ishin në pushtet e patën bërë rregull që njëherë të testoheshin Albin Kurti dhe kabineti qeveritar e më pas qytetarët.

“Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje, paska filluar të shqetësohet edhe për shëndetin publik. E mirëkuptoj se gjatë kohës sa ishin në pushtet e patën bërë një rregull që njëherë të testoheshin Albini me Kabinetin e tij qeveritar e pastaj qytetarët e Kosovës. Po flas në kohën kur testimet ishin në mungesë dhe kapacitet e testimeve ishin minimale”, ka shkruar Bytyçi.

Ajo ka thënë se deputetët e VV-së nuk do të duhej të flisnin fare për testimet sepse sa kanë qenë në pushtet e kanë bërë të kundërtën e asaj që e predikojnë sot.

“Sido që të jetë, tash përsëri në opozitë, më lehtë është fokusi tek “qytetarët” se organizimi i protestave nga ballkoni, apo pështjellimi nëpër tenderë në ndërmarrjet publike siç është KEK-u. Fitore Pacolli dhe kolegët e saj është mirë që për çështje të pandemisë dhe testimeve të mos flasin fare, sepse, sa ishin në pushtet e bënë krejt të kundërtën me atë që predikojnë sot”, ka shkruar Bytyçi. .