Zëdhënësi i partisë së Kurtit shpërndan video të Vuçiqit, mohuesit të masakrës së Reçakut

Figura e Aleksandër Vuçiqit po shpërndahet me vetëdije të plotë në rrjetet sociale nga zyrtarët e partisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, e ka shpërndarë një video në të cilën shfaqet vetëm presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Shpërndarja e videove nga zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes, ku në qendër të tyre është presidenti serb, ish ministër për informim në qeverinë e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, është e pafalshme dhe ofenduese për viktimat e atij regjimi të cilat vazhdojnë të mohohen po nga Vuçiqi.

Vuçiq njihet edhe si mohues i njërës nga masakrat më të tmerrshme të Serbisë në Kosovë, masakrës së Reçakut.