Zëdhënësi në Ministrinë së Shëndetësisë, Faik  Hoti ka bërë një realizim skematik në lidhje me kurben dhe rritjen e dy virusëve që kanë prekur Kosovën në dy dekadat e fundit.

Gripi i derrave apo i njohur si AH1N1, mori jetën e 14 njerëzve në vetëm një muaj, ndërsa pak më shumë se një muaj kanë kaluar nga dita kur koronavirusi preku Kosovën, teksa janë shënuar 11 humbje jetësh, përcjellë Ballkani.info

Ky është postimi i plotë i Hotit:

AH1N1 (Gripi i derrit) vs Sars-Cov -2 (Covid -19)
(Disa krahasime të vogla rreth zhvillimit të tyre në Kosovë)

AH1N1
• Rasti i parë më AH1N1 (Gripi i derrit) në Kosovë është konfirmuar më 27 korrik 2009
• Rasti i parë i vdekjes është shënuar më 24 nëntor 2009
• Për një muaj (24 nëntor-24 dhjetor 2009) nga AH1N1 në Kosovë kanë vdekur 14 persona

SARS-COV-2

• Rasti i parë me Sars-Cov-2 (Covid-19) në Kosovë është konfirmuar më 13 mars 2020.
• Rasti i parë i vdekjes është shënuar më 22 mars 2020.
• Nga 22 mars-17 prill 2020, nga Covid -19 në Kosovë kanë vdekur 11 persona.