Zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së, Peter Stano, ka folur rreth marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë ka folur për rëndësinë që këto dy shtete duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre.
Ai gjatë intervistës së dhënë ka shprehur se këto dy shtete nuk mund të vazhdojnë aspiratat për anëtarësim në BE, nëse nuk i normalizojnë marrëdhëniet e tyre.
Njëri nga kushtet për anëtarësim është edhe fqinjësia e mire mes shteteve që aspirojnë BE-në.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe marrëdhëniet normale janë gurët e themelit të procesit të anëtarësimit në BE për çdo aspirant për anëtarësim në BE.
Kjo është edhe ligjërisht e ankoruar në dokumentet përkatëse të lidhura me procesin e anëtarësimit të Kosovës, Serbisë dhe të gjithë të tjerëve. Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij kanë qenë të qartë – publikisht dhe drejtpërdrejt me partnerët, se rruga e BE-së e Kosovës dhe Serbisë udhëheq përmes Dialogut për normalizim (Shih, ndër të tjera, konkluzionet e mëparshme të Këshillit në 2013, 2014, 2015, 2018, 2019, 2021; 2022; korniza negociuese e Serbisë dhe komunikimi i këtij viti për zgjerimin si dhe raportet e Kosovës dhe Serbisë).
Siç thuhet në dokumente të shumta zyrtare të BE-së dhe së fundmi kujtohet në Konkluzionet e Këshillit të 12 dhjetorit 2023, normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve të tyre të Dialogut janë kushte thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, ka thënë Stano për Rtv21.
VIDEO BONUS: Sveçla: Dje ne Zveçan e sot në Dragash jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Kosovës







