Zbuluan se kishin të njëjtin partner, 3 gratë bëhen shoqe dhe ndërmarrin këtë veprim

Një histori e çuditshme vjen nga SHBA, ku tri gra, kur zbuluan se dilnin me të njëjtin burrë vendosën të bëhen shoqe dhe të udhëtojnë Amerikën së bashku, sigurisht të ndara nga burri që dilte njëkohësisht me të trija.

Bëhet fjalë për Bekah King, Abi Roberts dhe Morgan Tabor, të cilat mblodhën fuqitë e tyre dhe u bashkuan për tu bërë më të forta.

Ato blenë një autobus shkolle, 30 vjet të vjetër, e riparua e filluan  udhëtimet dhe aventurat në destinacione të veçanta nëpër Amerikë.

Tri gratë e kanë emërtuar automjetin “Autobusi BAM”, nga inicialet e emrave të tyre.

Tri gratë dukumentojnë aventurat e tyre në rrjetet sociale, pasi kanë hapur llogari të përbashkët në Instagram, Youtube e Tik Tok me emrin “The.bam.bus”.