Zbulohet vulë e vjetër 8 mijë vjet

Një vulë prej argjile që daton 8.000 vjet më parë, gjegjësisht nga Epoka e Bronzit, është zbuluar në perëndim të Turqisë, raporton AA.

Vula rrethore në formë të diellit, me diametër shtatë centimetra, u gjet në zonën arkeologjike Yeşilova, zona më e vjetër e banuar në provincën e Izmirit.

Arkeologu Zafer Derin, i cili kryeson ekipin e gërmimit, tha për AA se vula është e rëndësishme, si për nga madhësia ashtu edhe për nga dizajni i saj.