Real Madridi ka realizuar fitore dramatike në Athinë ndaj AEK-ut të mërkurën mbrëma, në xhiron e tretë të fazës së ligës në Champions.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq kapiteni i skuadrës Federico Valverde. Valverde realizoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e dytë të kohës shtesë për 3:2. Dhe e vendosi sfidën ku u shënuan pesë gola.
Aboubakary Koita shënoi gol të bukur në minutën e 12-të për 1:0, ndërsa Jude Bellingham, me lëvizje mjeshtërore në zonë, shënoi për 1:1.
Më pas gol për AEK-un shënoi Stavro Pilo, mbrojtësi i krahut të majtë i Shqipërisë.
Pilo realizoi në minutën e 75-të nga afërsia për 2:1. 25-vjeçari në xhiron e kaluar gol shënoi edhe ndaj Manchester Cityt.







