Zbulohet vendi ku i kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit hoxha Asllan Murati nga Mitrovica?

Mjeku i Mjeksisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu ka publikuar disa foto që lidhen eshtrat e heroit Isa Boletini.

Gerxhaliu ka shkruar se ky ishte vendi ku ishin fshehur me vite eshtrat e heroit, nga hoxha Asllan Murati.

Këta eshtra ishin të groposura në një shupë në fshatin Zhabar.

Postimi i plotë:

Vendi ku Hoxhë Asllan Murati për vite të tëra, kishte fshehur eshtrat e Isë Boletinit ( te groposura ne nje shupë ne fsh. Zhabar).
Prezentë grupi i cili ka qenë në rrjedha për rrikthimin e Isës në Boletin ; Akademik Pajazit Nushi, z. Avni Kastrati, nipi i tij Xhavit Boletini etj.
Pas punës antropologjike, identifikimi me ADN filloi ne IML e Shkupit, por per shkak të vjetersise se eshtrave (97 vite ) identifikimi u perfundoi ne Institutin e Strasburgut – i specializuar per identifikim te eshtrave te vjeter ( ose si i quajme ne – raste te vjetra historike).